Dhuntia për biznesin, blerje, shitje, marrëveshje, u zbulua që në moshe fare të re. Pasi provoi eksperienca në fushën e restorant/bar/club/shops, u përqëndrua në agjenci, si plotësuese e çdo fushë që e tërheq. Pavarësisht ulje-ngritjeve që has çdo kompani në etapa të ndryshme të zhvillimit, ia ka dalë të rezistojë, të investojë, dhe të rrisë kompaninë ndër vite dhe ta bëjë të krahasueshme me konkurrentë të hershëm në treg. Bashkë me stafin e kompanisë, krijoi besueshmëri për cilësinë dhe korrektësinë në shërbime.
Strategjia që përdor në biznes, siguron që kompania të arrijë vizionin e saj financiar, misionin dhe qëllimet afatgjata. Falë përvojës së saj prej vitit 2003 në një sërë agjencish (si: DDB Albania & Montenegro, Source One, Orange Advertising, Landmark Communications) arrin të drejtojë dhe kontrollojë të gjitha operacionet në kompani. Pasioni, përkushtimi dhe përgjegjshmëria që ka për fushën ku operon, përcillet çdo ditë tek grupi qe përfaqëson. Dhe të gjithë së bashku e shfaqin në projektet e klientëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të BEA-s në treg.
Me përvojë më shumë se 10 vjeçare në fushën e marketingut dhe reklamave Flavia është një ndër individët kryesorë të kompanisë, duke qenë një krah mbështetës jo vetëm për drejtuesit, por edhe për kolegët. Me strategjitë që përdor i jep besim dhe komoditet klientëve dhe njëkohësisht të ardhura kompanisë. Një ndër pikat e saj më të forta është krijimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve njerëzore me grupin e punës, bashkëpunëtorët dhe partnerët e biznesit, kjo falë pozitivitetit dhe energjisë që ajo përcjell.
Person kyç në të gjithë departamentet e kompanisë, pjesë e saj që muajt e parë të krijimit. Angazhimi, përkushtimi dhe përgjegjshmëria, e bën që të arrijë të përmbyllë çdo projekt në kohë dhe me cilësinë e duhur. Studimet në Administrim Biznesi, kanë përmbushur rolin e saj për strategjitë e duhura në marrëdhenie me klientët dhe përllogaritjet e rritjes së të ardhurave në kompani. Me të njëjtën korrektësi dhe delikatesë që e karakterizon, në komunikim me klientin, delegon edhe porositë në prodhim.
Eksperienca disa vjeçare në sektorë të ndryshëm e ka bërë Esterin një profesioniste mjaft të përgatitur për çdo detyrë që mer përsipër. Duke përcjellë siguri tek klientët ajo ka arritur të fitojë besimin e tyre dhe të ndërtojë marrëdhënie të suksesshme. Gjithashtu me dëshirën për të bashkëpunuar dhe ndihmuar të tjerët ka krijuar raporte speciale me kolegët.
Duke përdorur komunikimin si armën e saj më të fortë Anisa ka arritur të ndërtojë besueshmëri dhe marrëdhënie korrekte me klientët duke sjellë gjithmonë rezultate pozitive për kompaninë. Pozitiviteti, fryma e bashkëpunimit dhe dëshira për të ndihmuar në zgjidhjen e problematikave të ndryshme e bën gjithashtu një person shumë të dashur në grupin e punës.
Energji e mirë dhe pozitivitet. Ky është impakti i parë që Sara lë pas kujtdo që e takon.
Pika e saj më e fortë është komunikimi, i cili i ka dhënë formë edhe karrierës së saj të gjatë të shitjes. Kjo
është arsyeja pse ajo nuk është rastësisht një account manager.
Si një anëtare e BEA-s, ajo sjell njohuritë dhe idetë e saj të reja në tema të rëndësishme për kompaninë, të
cilat ndihmuan për të sjellë një tjetër frymë të freskët në punën tonë të përditshme.
Dashuria për marketingun, pasioni dhe aftësitë e larta në shitje, e kanë bërë
Ledjanën të pozicionohet në personat kyç të departamentit të marketingut.
E motivuar për të punuar dhe për të arritur qëllimet e kompanisë, por edhe për tu
rritur në të njëjtën kohë profesionalisht, krijon ritëm dhe frymë pozitiviteti në
grupin ku bën pjesë.
Gjithashtu ajo është shumë e dashur dhe miqësore me kolegët e saj dhe e
gatshme të ndihmojë në hallkat e zinxhirit të punës.
Përvoja e tij e gjatë në fushën e dizajnit grafik është faktori plus ekstrem në punën e tij në kompani. Ai është kthyer në një person kryesor në departamentin krijues, duke përdorur personalitetin e tij të orientuar drejt detajeve dhe cilësisë maksimale. Angazhimi i tij, duke u shoqëruar me artin e tij, sjellin përherë ide krijuese dhe inovative. Për më tepër, ai është një ekspert në multitasking, gjë e cila ka bërë të mundur përmbushjen e afateve në kohë dhe në mënyrë korrekte nga kompania kundrejt klientëve.
Kreativiteti dhe përpikmëria e saj e kanë ndihmuar Nandian të rritet shumë profesionalisht vit pas viti. Erdhi në BEA direkt nga bankat e Universitetit Polis dhe pa një CV shumëfaqëshe, por në 3 vite ia doli të listojë qindra projekte grafike dhe të ndihmojë grupin e social media management pa kursim. Falë punës dhe dëshirës, inovacionit në idetë që përcjell, ajo është faktor që e ka çuar departamentin e kreativës në një nivel shumë të lartë.
E apasionuar pas fotografisë dhe artit pamor, Nina përveç punës perfekte ne graphic design, kuron dhe dokumenton çdo eveniment që kompania organizon. Eshtë pjesë e pandashme në çdo propozim të departamentit të marketingut kundrejt klientëve, me idetë e saj kreative, dhe punon me detaje të imazhit të kompanisë me shumë dëshirë dhe profesionalizëm.
Graphic Designer, ilustrator dhe njohëse e mirë e printimeve dixhitale, specifika këto që e pozicionuan Afërditën si pjesë të grupit shumë shpejt. Nuk mjafton vetëm ta njohësh dhe ta dish një punë, por kur përfshihesh në çdo hallkë të zhvillimit të projekteve, tregon dashuri dhe përkushtim. Rezultati i përgjegjshmërisë së saj e bën aset të padiskutueshëm për kompaninë.
Të krijosh tekste për materiale marketingu, do frymëzimin dhe përfshirjen e përditshme në projektet që kërkohen nga klientët. Xhorxha shkruan dhe korrekton, redakton, çdo material që vendoset në designet e flyers, broshura, postera, e materialeve të tjera të marketingut për fushata të ndryshme.
Të krijosh fushata, të realizosh evente pafund, dhe të mos i tregosh, është si të jesh memec. Çdo projekti të BEA-s dhë perditshmërisë së shërbimeve të kompanisë ndaj klientëve, u jep zë Anxhela, me postimet në rrjetet sociale. Me finesën e saj, kreativitetin, dhe contentin që realizon, arrin të përcjellë tek vizitorët e faqeve të kompanisë dhe të klientëve që menaxhon, mesazhin e duhur. Pasioni dhe përkushtimi i rrit njerëzit profesionalisht, ky është një rast.
Zotërues shumë i mirë i profesionit, me eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë, të produkteve promocionale, prej vitesh tashmë pjesë e kompanisë duke dhënë kontributin e tij. Si njohës i mirë teknik dhe me aftësi për zgjidhjen e problemeve, çon çdo gjë në fund me cilësinë e kërkuar. Eshtë vazhdimisht në kërkim të inovacionit në fushën e tij, por nuk lë mënjanë edhe mënyrat e vjetra të stampimeve, brandimeve, sepse i njeh në çdo detaj, dhe kanë rezultat të pakrahasueshëm.
Angazhimi për të dhënë rezultate dhe eksperienca e gjatë që ka e bëjnë Elenën
të menaxhoj projektet me efikasitet.
Kjo edhe falë dëshirës për të punuar dhe për të sjellë gjithmonë ide të reja dhe
novative!
Pozitiviteti që e karakterizon edhe në situatat më të pafavorshme e ka ndihmuar
që gjithmonë të krijojë dhe menaxhojë projekte të vecanta me tematika sociale të
ndryshme, duke u kthyer kështu në suport për departamentin ku ajo bën pjesë.
Enriko DJ qe u bashkua me stafin tonë të prodhimit, për të ofruar më shumë
ndihmë në pruduktivitet, cilësi të lartë dhe kohë rekord për klientët tanë.
Qetësia që e karakterizon, pozitiviteti dhe dëshira për të punuar bëjnë të mundur
që Enriko të realizojë me sukses dhe me saktësi të plotë çdo detyrë që i caktohet.
Shquhet për komunikim dhe bashkëveprim në grup.
Komunikimi është kyçi i suksesit në pozicionin e koordinatores së zyrës. Aftësia për të kuptuar emergjencat dhe prioritetet e përditshmërisë lehtësojnë mbarëvajtjen e projekteve, dhe këtë e bën më së miri Sonja. Menaxhimi i mirë i logjistikës dhe lidhjes mes departamenteve të marketingut dhe prodhimit, është hallka e zinxhirit që çon në përfundim të suksesshëm të çdo porosie.
Të jesh punëtor nuk është vetëm një mit kur bëhet fjalë për Klevisin. Përvoja e viteve është ajo që flet për
të, dhe duke u thënë kështu, Klevisi është një faktor i rëndësishëm i procesit tonë të prodhimit. Vendosja
në vendin e duhur e të gjitha reklamave, adezivit, etj. është çelësi për të bërë çdo pjesë të prodhimit të
rezultojë në një arritje të suksesshme.
Esmeralda është ishulli i sigurt në një det të stuhishëm. Duke pasur një ditë të ngarkuar me gjithë punën
që kalojmë çdo ditë, Esi siç e quajmë të gjithë, na e bën më të lehtë ndjekjen e proceseve derisa çdo
porosi të dorëzohet në duart e klientit.
Dhe ajo e bën të gjithë këtë me një buzëqeshje në fytyrë, gjë që e bën zyrën tonë akoma më të ndritshme.
















