Klinika mjekësore prestigjoze dhe laboratori kliniko-biokimik A1 Healthcare është një nga klientët tanë shumë të dashur që edhe një herë zgjodhi t’i besojë Bea Marketing & Promotion për të çuar një hap më tej zhvillimin profesional të aktivitetit të tyre.

 

Cfarë kërkoi A1 Healthcare nga BEA?

Rrjetet sociale po njohin një përdorim tejet të madh këto vitet e fundit. Ajo çfarë A1 Healthcare synonte ishte të bëhej pjesë e këtij tregu kaq të populluar reklamimi. Për të arritur këtë duhej një strategji e mirëmenduar e menaxhimit të rrjeteve sociale që do sillte akoma më pranë shërbimet dhe produktet e tyre atje ku prospektët janë.

 

Bea Marketing & Promotion bëri të mundur hartimin dhe implementimin e kësaj strategjie duke rritur efikasitetin, trafikun dhe shikueshmërinë në Median Sociale të klientit.

Ne jemi një staf i specializuar që u angazhuam në krijimin e kontentit dixhital dhe atë shkrimor, dizajnin sipas kërkesave dhe preferencave, strategjitë dhe teknikat e marketingut në rrjetet sociale bashkë me menaxhimin e tyre të cilat të gjitha bashkë sollën rezultatin final të dëshiruar.

 

Shprehim mirënjohjen më të sinqertë kundrejt klinikës mjekësore A1 Healthcare Albania për bashkëpunimin tonë të frytshëm!

Leave A Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *