Nga Data 10 deri në 14 Mars festuam së bashku Ditën e Verës në qytetin që është dhe shtëpia e kësaj feste kaq të dashur nga të gjithë Shqiptarët.

 

Këto 5 ditë feste kishin si qëllim mbajtjen gjallë të traditës së Ditës së Verës nëpërmjet promovimit të destinacioneve dhe zhvillimit të projekteve turistike. Aktivitetet e zhvilluara që ndezën rrugët e Elbasanit gjatë këtyre ditëve përqëndruan vëmendjen e tyre te kulinaria, folklori, arti, kultura dhe sporti.

 

Bea Marketing & Promotion mori pjesë në këtë projekt duke bashkëpunuar me Bashkinë Elbasan, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Kompaninë Vodafone. Patëm kënaqësinë të jepnim kontributin tonë duke konceptuar dhe realizuar çdo detaj të eventeve që sollën diell dhe buzëqeshje te qytetarët.

 

Ndër eventet kryesore përmendim:

“Sofra e Elbasanit”, “Turi Ciklik”, “Maratona e Elbasanit”, “Parakalimi i të gjithë trupave të qarkut të Elbasanit”, “Elbasani Rock”, “Panairi i Zejtarisë”, “Panairi Industral”, “Koncerte per fëmijë”, ekspozita “Verë në Elbasan”, “Karnavalet nga nxënësit e shkollave”, “Festivali i Ballokumes”

 

Krijuam me përkushtim dhe korrektësi elementet promocionale si: Logo, Dizajn, Postera Online, Dekore, Brandime dhe Marketing Profesional.

 

Mirënjohës dhe falenderues për këtë bashkëpunim!

Me kënaqësi shprehim bindjen që në të ardhmen do të jemi në gjendje të ruajmë dhe vazhdojmë partneritetin tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *