Ky objekt me rëndësi kombëtare do të ketë si objektiv të ofrojë një paketë shërbimesh dhe aktivitetesh shëndetësore, arsimore dhe sociale për fëmijët autikë dhe familjet e tyre.

 

E vendosur në ambiente bashkëkohore tërësisht të reja të projektuara për të, Qendra Shqiptare e Autizmit hapi dyert për herë të parë jo më larg se të dielën e 2 Prillit.

 

Vlen të thuhet se Bea Marketing & Promotion bëri më të mirën e mundshme për të promovuar ambjentet e qendrës të cilat janë komplementare me Institucione të tjera në vend që ofrojnë shërbime të ngjashme. Në paketën tonë të shërbimeve u perfshinë:

  1. Printime Digjitale, të tipit broshura dhe kartvizita të branduara me logo personale.
  2. Produkte Promocionale, Bluza dhe Tuta sipas kërkesës, Filxhanë, Stilolapsa dhe Termusë, të gjitha të personalizuara me logon dhe dizajnin e dëshiruar.
  3. Reklamim & Marketim i Aktivtetit

Përgatitëm për klientit tonë; Dizajnin e logos së re sipas kërkesave (me forex dhe adezivë), reklamë flamur me etalbond, fasada të personalizuara me logo, reklamë me printim me distanciator në hyrje, sinjalistikat e dhomave me forex, shprehje foreks me gërma të prera sipas design, adezivë akull në xham, shprehje me adezivë rrjetë brenda sallave.

 

Përpjekjet tona të përbashkëta, puna vetëmohuese dhe integriteti i të gjithë stafit na lejuan të arrijmë rezultate të mahnitshme. Me sinqeritet urojmë që ky ndërveprim mes nesh nuk ishte i fundit dhe mezi presim forcimin dhe zgjerimin e partneriteteve në të ardhmen!

Leave A Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *