Terre des hommes, e themeluar në vitin 1960, është një organizatë zvicerane e pavarur, e angazhuar për të sjellë ndryshime domethënëse dhe të qëndrueshme në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht për ata që janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve.

 

Terre des hommes në Shqipëri punon së bashku me aktorët institucionalë për të ndërtuar komunitete elastike që parandalojnë dhe reagojnë ndaj këtyre rreziqeve.

 

Nisur dhe nga kauza apo qëllimi i kësaj organizate për Bea Marketing & Promotion ka qenë kënaqësi akoma më e vecantë asistimi dhe bashkëpunimi me kërkesat që Terre des Hommes na rreshtoi.

 

Kemi realizuar me shumë dashuri dhe profesionalizëm Dizajnin dhe printimin e fletëpalosjeve, Printim të kartëvizitave me letër speciale, Flyers dhe broshura me përmasa të ndryshme, Kapele, Bluza, Çakmakë dhe Filxhanë të personalizuar me logon dhe kërkesa te tjera të vecanta të klientit, Çertifikata me letër të cilesisë së lartë si dhe Blloqe të personalizuara me kapak kartoni.

 

Marredhenia me Terre Des Hommes rezultoi e shkëlqyer falë profesionalizmit, vëmendjes dhe kuptimit të nevojave që të dyja palët treguan në mënyrë rigoroze.

Leave A Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *