
Cross Water Project
Projekti “Qyteza e Ujit” që u zhvillua në Tiranë në datat 17 & 18 Tetor
2022, kishte një qëllim kryesor, të përcillte mesazhin “Kurse ujë, mbro
jetë.”
“Qyteza e Ujit” erdhi si një projekt me në qëndër femijët, të cilët patën
mundësinë të argëtohen me shumë aktivitete, lojra interaktive, muzikë,
lojra me ujë, por më kryesorja ishin mesazhet sensibilizuese që ata
dhanë.
Në aktivitet nuk mungoi prezenca e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Z
Erion Veliaj dhe Drejtori i Ujësjellësit Tiranë, Z. Elton Kacidhja, si
mbështetësit kryesor të projektit.
BEA Marketing u kujdes për çdo detaj të eventit, me Creative dhe
Design, realizimin e banerave, promostand, fotopanel, brandim i skenës,
sinjalistika të branduara, etj.
Realizimin e materialeve të ndryshme promocionale, si dhe materialet e
ndryshme për lojrat dhe aktivitetet e fëmijëve.
Realizimin e fotove të eventit me fotograf profesional, gjithashtu edhe
menaxhim dhe supervizim të eventit deri në përfundim.
Ishte kënaqësi e jona të ishim bashkëpunëtor të këtij projekti për vetë
mesazhin që përcjell.









































Dëshironi të dini më shumë?
[Projekte] të tjera